Nesër mblidhet Kryesia e LDK-së, vendos për emrat e ministrave
Gjykata Kushtetuese e ka bërë publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.
Pas kësaj edhe është hapur rruga për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.
Ai ka thënë se seanca pritet të mbahet të mërkurën nga ora 11:00.
LDK ndërkaq ka paralajmëruar për nesër mbajtjen e takimit të Kryesisë së partisë, pas së cilës kryetari Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.
Në këtë mbledhje edhe mund të vendoset për emrat e ministrave nga radhët e LDK-së.