Nesër i jepet lamtumira e fundit shoferit që vdiq nga sulmi me armë në Deçan
Familjarët e viktimës që vdiq nga sulmi i mbrëmshëm me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit, kanë bërë të ditur se nesër Gani Gjokaj, shoferi i autobusit do të varroset.
Ata kanë njoftuar se 40-vjeçari do të varroset nesër më datë 28 në ora 12:00 në varrezat e fshatit Skivjan, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.
Nga të shtënat me armë zjarri drejt autobusit që po transportonte nxënës nga Gjakova në Deçan, humbën jetën edhe dy nxënës, ndërkohë u plagos edhe një tjetër, gjendja e të cilit është stabile