Nesër i jepet lamtumira e fundit Florijana Ismailit, futbollistes shqiptare që vdiq në liqenin e Comos
Para një jave e gjysmë, futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili ndërroi jetë në liqenin e Comos.
Gjatë ditës së nesërme, do të bëhet ceremonia e varrimit të futbollistes së Young Boys në Worben.
Vdekja e Florijanës ndodhi në kohën kur ajo ishte në pushim në Itali, duke tronditur botën e futbollit.
Sipas informacioneve që vijnë nga mediet në Zvicër, funerali i Florianës do të mbahet në pasditën e së martës në Worben.
Incidenti ndodhi në liqenin e Comos, ku Florijana së bashku me një shoqe të saj kishin marrë një barkë me qira.
Ajo kishte kërcyer në ujë, por që më nuk u kthye.
Pas disa ditë kërkimi, 24-vjeçarja ishte gjetur e vdekur më 2 korrik falë një roboti në një thellësi prej 204 metrash