Nesër funksionalizohet rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se nesër do të lëshohet për qarkullim rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut.
Kjo rrugë sipas një njoftimi të MIT do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.
“Njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, thuhet nga MIT.
Në këtë rast, MIT ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.