Nesër fillon faza e dytë e mësimit, Ramë Likaj ka një mesazh për nxënësit
Nesër (21 shtator), fillon faza e dytë e mësimit për klasat 7, 8, 11, 12, pasi javën e kaluar filluan klasët e tjera.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj iu ka bërë thirrje nxënësve që të jenë të vëmendshëm, t’i respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID- 19./FaktePlus
Postimi i plotë:
Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.
Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet.
Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.
Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!
#Maske
#Distance
#Higjiene