Nesër do të mbahet protestë nga punëtorët e QKUK-së dhe SHSKUK-së
Nesër nga ora 10:00 paralajmërohet që do të ketë protestë nga punëtorët të cilët punojnë në QKUK dhe SHSKUK.
Ky organizim do të jetë si shenjë proteste për shkak se, sipas tyre ende nuk kanë përfituar nga shuma prej 300 eurove të Pakos Emergjente.
Ata kanë njoftuar se protesta do të mbaheet duke repsketuar masat anti Covid-19.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Njoftohet i gjithë personeli mbështetës, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK, administrata, recepcionistët, vozitësit e autoambolancave, sigurimi, serviret e ushqimit, bocmenat, sherbimet teknike, pastruesit dhe të gjithë ata qe nuk e kan perfituar shumën prej 300 euro, qe nesër nga ora 10:00 të na bashkohen para SHSKUK-se, ku do të organizohet një protestë (duke respektuar masat anti Covid19) kundër diskriminimit që është bërë.
Ne jemi kategori, të cilët nuk kemi përfituar premtimin e pakos Emergjente prej 300€.
Ftoje te gjithë stafin mbeshtetës,që nuk e kan marrë këtë premtim të na bashkangjitën!
Nga Këshilli Organizativ.