Nesër Bekim Jashari, përmbyllë fushatën zgjedhore në palestrën e qytetit
Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili po kandidon edhe për një mandat të ri qeverisës, ka njoftuar se nesër me fillim nga ora 18:00 në palestrën sportive të cilën veçse sa e ka përuruar, do të bëjë përmbylljen e fushatës zgjedhore.
Jashari përmes një postimi në facebook, i ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij takimi përmbyllës.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur të Skenderajt tonë legjendar,
Shihemi nesër, në përmbylljen e fushatës parazgjedhore, duke filluar nga ora 18:00, në Palestrën Sportive të qytetit tonë.
Ju mirëpresim!
Vazhdojmë bashkë +4
#idealpërskenderaj #ideal113