Nëse nuk e keni ditur, ky është kuptimi i emrit COVID- 19
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës plenare sot ka zbërthyer emrin e pandemisë “COVID-19”.
Haxhiu ka thënë se “CO” qëndron për emrin e “CORONA”, “VI” për fjalën “VIRUS, “D” nënkupton fjalën “DISEASE” që në shqip do të thotë sëmundje dhe numri 19 qëndron për vitin se kur është shfaqur virusi.
Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.