Nëse luani ‘PUBG’ dhe ‘FORTNITE’ mos e shkarkoni versionin e ri “iOS 13”
Një gabim që është bërë në këtë version do të e bëjë më të vështirë të luani këto dy lojëra në telefonat mobile ‘Apple”.
“Apple” ka lansuar versionin e ri në telefonat mobile ‘iPhone.’ Versioni i ri vjen edhe me telefonat e ri që i prezantuar ‘Apple’ në eventin e 10 shtatorit, “iOS 13”.
Me sa duket, ky version vjen edhe me viruse nga më të voglat, por që mund të bëhen serioze, raporton “The Verge”.
‘Apple’ është duke u munduar t’i përmirësoj këto viruse dhe gabime që janë bërë në versionin e ri. Por, për ata që luajnë lojëra në këta telefona, si: “Fortnite” dhe “PUBG”, nënkupton që nuk do të jeni në gjendje të gjuani në opsionin ‘touch.’