”Nënpunësve civilë s’duhet t’u shkëputen kontratat”
Kështu u tha se tryezën e diskutimit lidhur me dyfishimin e pozitave të nëpunësve civilë si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri, organizuar nga “Demokracia Plus”.
Visar Rushiti nga kjo organizatë, tha se të gjithë shërbyesit civilë duhet të risistemohen diku, në të kundërtën largimi i tyre nga puna, do të jetë i paligjshëm.
Qeveria sipas tij, në këtë situatë nuk duhet të veprojë, derisa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese për shërbyesit civilë.
Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë shkarkim të sekretarëve. Ai ka propozuar që Qeveria të mos rekrutojë të rinj, derisa të dihet saktë se ku do të risistemohen këta të fundit.
Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për qeverisje lokale, administratë publike, zhvillim rajonal, tha se numri i inspektorëve duhet të shtohet.
Për çka sipas tij, një gjë e tillë ka qenë edhe premtim i secilës qeveri, e që gjithmonë është ulur numri i tyre. Qeveria aktuale kishte premtuar se numri i inspektorëve do të rritej në 400.