Nënpresidentit amerikan Pence i del negativ testi i koronavirusit
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka dalë negativ në testet për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënëse e tij të shtunën.
“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për nënpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në Tëitter zëdhënësja Katie Piller.
Pence deklaroi më herët të shtunën se do të testohej për virusin Covid-19 pasi një pjesëtar i stafit të tij doli pozitiv për këtë sëmundje në orët e vona të së premtes.
“Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit.