Nënkryetari i PDK-së ia kthen Isa Mustafës: Keni rënë në fund të pusit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa, janë bërë për keqardhje me veprimet e tyre qysh nga mandati i tij si kryeministër.
Pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është përgjegjës për grevat, deputeti Memli Krasniqi ka thënë se ishte vet Mustafa ai që në mandatin e tij si kryeministër, nuk qe në gjendje t’iu rriste pagat askujt e lëre më mësimdhënësve të paktën për 5 për qind.
“Njeriu që në mandatin e tij s’ka qene në gjendje t’ua rrite pagat askujt, e as mësimdhënësve, bile as për 5 për qind, se paku do te duhej te heshte kur ky koalicion ua rrite pagat për 20 për qind, me zotimin që do të arrije 30 për qind deri në fund të mandatit. Por, LDK dhe Isa Mustafa kanë rënë në fund te pusit dhe janë bërë aq për keqardhje, sa nuk ia vlen fare të komentohen deklaratat e tyre halucinative”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosovën. /Fakteplus