Nënkryetari i LDK-së: Me shkarkimin e Agim Veliut, Albin Kurti shkarkoi edhe veten
Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin Agim Veliu. Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
E për këtë ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.
Rugova për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus tha se Albin Kurti me vendimin për shkarkimin e Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme ka marrë vendim edhe për vetën e tij. Në këtë mënyrë ai ka lënë të nënkuptohet që ky shkarkim mund të çojë deri në prishjen e bashkëqeverisjes me Vetëvendosje.
E ai madje tha se ky vendim ka ardh sipas tij për shkak të paaftësisë së Kurtit për të menaxhuar situatën.
“Në paaftësi me menaxhu situatën e ka shkarkuar Veliun. LDK do ta merr vendimin e saj në kohën dhe momentin e duhur. E kemi kryetarin kemi strukturën do të takohemi dhe do të bisedojmë”, tha Veliu.
Rugova tha se Veliu do të vazhdoj të jetë Ministër i Puënve të Brendshme, duke i kujtuar VV-së se për këtë ekziston marrëveshja politike.
“Agim Veliu është ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme. Ne jemi kundër kësaj sepse është marrëveshja politike dhe ajo nuk mund të rrënohet në mënyrë të njëanshme sepse ekziston marrëveshja e shkruar. Nëse e ka marrë vendimin e tij Albin Kurti atëherë e kam marrë vendimin e dhe për vete”, th ai për FaktePlus.