Nëna nga Peja e lë foshnjën e saj në ballkon dhe largohet nga shtëpia, burri e lajmëron në polici
Një qytetar nga Peja ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit bashkë me foshnjën janë liruar.
E njëjta ka shkuar në shtëpinë e prindërve deri sa të dalin para gjykatës.
Rasti është raportuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Njoftimi i policisë:
Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës.