Nëna afgane shet vajzën për 500 dollarë: Duhet ta bëja, fëmijët e tjerë po vdisnin urie
Nëna që shiti vajzën e vogël tha, “Fëmijët e tjerë po vdisnin nga uria dhe ne duhet të shisnim vajzën tjetër. Do të doja të mos e kisha bërë”.
Babai i vajzës mblidhte mbeturina, por edhe kjo nuk i sjell të ardhura. “Ne jemi të uritur. Tani për tani nuk kemi as miell, as vaj në shtëpi. Nuk kemi asgjë”, tha ai, raporton BBC.
I pyetur se cili do të jetë fati i vajzës së tij, ai tha: “Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj. Nuk e di se si do të ndihet ajo për këtë. Por duhej ta bëja.”
Yogita Limaye e BBC-së, e cila udhëton në një spital të Médecins Sans Frontières në Herat thotë: “Pasi foshnja të jetë në gjendje të ecë, ajo do të merret nga burri që e bleu atë. Burri ka paguar më shumë se gjysmën e 500 dollarëve për të cilat ajo është shitur. Kjo do ta ndihmojë familjen për disa muaj. Burri tha se vajza do të martohet me fëmijën e tij, por askush nuk mund ta sigurojë këtë gjë.”