Nën kërcënimin e armës vodhi para e telefon, arrestohet brenda ditës i dyshuari në Fushë Kosovë
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për kryerjen e një grabitjeje që ka ndodhur sot në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Fushë Kosovë’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash dhe një telefon.
“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave”, thuhet në komunikatën e PK-së.
I dyshuari është K.K, 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.