Nën kërcënimin e armës ndalojnë vozitësin e veturës, ja çka i plaçkisin
Një person në Prishtinë është lënduar nga tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugën “Isa Kastrati”.
Të dyshuarit nën kërcënimin e armës dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte para dhe një telefon.
Më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./FaktePlus