Në xhaminë e fshatit Bibaj konflikt për zgjedhjet në BIK
Fundi i janarit do të jetë zgjedhor në BIK.
Të gjitha Bashkësitë Islame nëpër komuna, shumë shpejtë, do të kenë drejtues të rinj.
Bashkësia Islame e Kosovës në fillim të vitit 2020 ka shpallur zgjedhjet në nivele lokale.
Myftiu Naim Tërnava me 4 janar të këtij viti ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të kuvendeve zgjedhore të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mandati i tyre do të jetë katër vjeçar.Në kuadër të këtij aktiviteti në fshatin Bibaj të Ferizajt ishin planifikuar që të zgjidheshin delegatët nga ky lokalitet, shkruan FaktePlus
Por si duket kjo nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Emrat e kandidatëve u bënë “mollë sherri” që të vihet deri te acarimi i situatës, shkyerja e dokumentacionit të këtyre zgjedhjeve dhe ndërprerja e mbledhjes.
“Sot kishim zgjedhjet e delegatëve të fshatit për Bashkësinë Islamë, në kuadër të zgjedhjeve Komunale në Ferizaj. Por hoxha i fshatit e pruni situatën që këtë ditë të Xhyma të vije gati te përleshja. Gjatë kësaj tollovie u shkoqën materialet dhe procesverbalet e këtij Takimi” ka thënë një qytetar, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij procesi zgjedhor.
Në Ferizaj, Kuvendi zgjedhor për delegatë të Bashkësisë Islame do të mbahet më 27 janar 2020./FaktePlus