Në takimin mes dy qeverive do të diskutohet linja hekurudhore Prishtinë-Durrës
Sipas tij, e vetmja arsye për shtyrjen e kësaj mbledhje mes dy qeverive shqiptare, është mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet nesër, ku pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike,
“Arsyetimi pse është shtyrë mbledhja është dhënë. Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme në Kuvend ku pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike. Ne duhet të jemi në Kuvend bashkë me deputetë për ta çuar përpara këtë ligj”.
“Do të diskutohet linja hekurudhore që e lidhë Prishtinën me Durrësin, e cila e lidhë Prishtinën edhe me Selanikun, Stambollin, Beogradin, Budapestin dhe përtej saj”.
Sa i përket mini-Shengenit, Hoti ka thënë se Kosova ka marrë zotimin që të behët pjesë e kësaj iniciative rajonale.
“Kosova do të bëhet pjesë e saj si shtet i barabartë. Ky është një proces i përkohshëm sepse synimi është integrimi në BE”.