Në Spitalin e Gjakovës 53 pacientë po trajtohen për COVID-19, 21 me oksigjenoterapi
19/07/2020, 12:21
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 53 pacientë për COVID-19.
Prej tyre 20 janë të konfirmuar si pozitivë, e 33 janë me simptoma dhe në pritje të rezultateve.
Ndërkohë nga personat që po marrin trajtim 21 janë në oksigjenoterapi, është njoftuar nga Spitali i Gjakovës.