Në SHBA 1500 të vdekur në 24 orët e fundit nga Koronavirusi
Si pasojë e infektimit me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm në 24 orët e fundit janë 1500 të vdekur.
Këto janë të dhënat e John Hopkins University, sipas së cilit rastet me të infektuar kanë shkuar në mbi 1 milion e gjysmë, ndërsa gjithsej numri i të vdekurve ka shkuar në 91.845.
Sipas projeksioneve të fundit, viktimat për shkak të koronavirusit mund të arrijnë kuotën e 113.000 në mes të qershorit, një mesatare me 1000 vdekje në ditë për 25 ditët e ardhshme.