Në Serbi janë regjistruar edhe pesë vdekje nga Coronavirusi
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë shënuar edhe pesë viktima nga koronavirusi i ri.Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në: 139.
Shtabi i Krizës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar edhe 162 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 7,276.Aktualisht, 3, 477 pacientë janë shtruar në spital, 96 janë në respirator, ndërsa 1.063 po trajtohen si të kuruar.Epidemiologu, Predrag Kon, ka thënë se shifrat flasin se Serbia po del nga epidemia.