Në seancën e Kuvendit për taksën 100% prezent edhe Lista Serbe
Pas nënshkrimin të 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme me qëllim dikustimi për taksën, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në seancë kanë filluar të vijnë edhe deputetët e grupeve tjera parlamentare.
Në këtë seancë që filloi me një pauzë të kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, për shkak të numrit të vogël të deputetëve pjesmarrës në Kuvend, Vjosa Osmani janë parë edhe deputetët nga radhët e Listës Serbe.
Por për largimin e taksës 100 % të vendosur nga AAK ,Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Daut Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.
Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.
E në këtë seancë gjithashtu u pa edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.