Në rast se shtohen rastet me COVID-19, Zvicra nuk do t’i ndalojë në spitale personat mbi 85 vjeç
Në kohën që po shtohen rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një mbipopullim të mundshëm të terapisë intensive.
Normat në këtë vend parashikojnë që në rast se nuk ka shumë vende të lira, mjeku mund të vendosë që të mos pranojë persona mbi 85 vjeç ose persona mbi 75 vjeç që kanë cerozë, probleme me veshkat dhe probleme me zemrën.
Protokolli është publikuar që në 20 mars, por kurrë nuk është aplikuar deri tani. Por, situata në javët e fundit duket se do të bëjë që mjekët të nisin ta aplikojnë dhe të bëjnë zgjedhje të vështira.