Në prill u hospitalizua pas infektimit me Covid-19, kryeministri britanik vetizolohet sërish
Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson i është kërkuar të vetizolohet pasi kishte kontakt me një person i cili rezultoi pozitiv për Covid-19.
“Ai do të vazhdojë punën në krye të qeverisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.
Johnson i cili e ka mposhtur një herë virusin në muajin prill, është mirë dhe nuk ka simptome të koronavirusit, u tha në njoftim.
Në fund të marsit Johnson ishte diagnostikuar me Covid-19, dhe për një javë ishte shtrirë në spital në terapi intensive.