Në pikë të ditës, ia grabit kuletën nga dora
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi që i njëjti ia kishte marrë nga dora kuletën një femre.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, dje rreth orës 17:00.
Në raportin 24 orësh, thuhet se personi që ia mori kuletën viktimës, është liruar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan FaktePlus.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 08.04.2020 – 16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte grabitur nga dora kuletën viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.