Në Pejë, gruaja vdes tre ditë pas operimit- burri paraqet rastin në polici
Një burrë në Pejë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij tre ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se dje i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.