Në Muzeun e Kosovës, nesër hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës organizojnë ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.
Hapja e ekspozitës do të bëhet më 17 shkurt në orën 11:00 në Amfiteatrin e Muzeut të Kosovës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 21 shkurt 2020.