Në monedha liderët zëvendësohen me kafshë
Figurat e politikanëve në monedhat e metalit në Kenia janë zëvendësuar me figura të kafshëve, si përpjekje për të ndaluar glorifikimin e liderëve.
Monedhat e deritanishme kishin fytyrat e tre ish-liderëve të Kenias: Jomo Kenyatta, Daniel arap Moi dhe Mwai Kibaki. Kjo nga shumë kenianë u pa si përpjekje e liderëve për të promovuar veten dhe për ta personalizuar shtetin, raporton BBC.
Monedhat e reja kanë figurat e kafshëve që përfaqësojnë jetën e egër të vendit, duke përfshirë luanët, elefantët dhe gjirafat.