Në Madrid vendosen rreth 53,000 flamuj spanjollë në nderim të viktimave të koronavirusit
Dhjetëra mijëra flamuj të Spanjës janë vendosur në një park të Madridit në shenjë nderimi për ata që kanë vdekur nga koronavirusi.
Flamujt e shumtë u vendosën në parkun Roma të dielën. Më shumë se 31,000 persona kanë vdekur nga virusi i ri që nga koha kur pandemia u paraqit në Spanjë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave mund të jetë më i madh për shkak se disa raste fatale mund të mos jenë llogaritur në sistem në fillim të pandemisë, shkruan BBC.
Të hënën, disa zona shtesë të Madridit pritet të futen nën masa izoluese për shkak të valës së dytë të virusit.