Në lagjen e Spitalit shpërthejnë gypat e kanalizimit, askush nuk i rregullon
Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, te lagjja e Spitalit tash e disa ditë kanë shpërthyer gypat e kanalizimit duke shkaktuar kështu prpobleme në këtë anë.
Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Metros, shihen pamjet e kësaj rruge aspak të mira dhe madje shumë shqetësuese për banorët e asaj ane, të cilëve po u shkaktohet tollovi në qarkullim për shkak të ujit dhe baltës që ka sjellë ky problem.
E për këtë nuk po i bëhet vonë komunës së Prishtinës për ta rregulluar dhe për t’u mundëduar qarkullimin e lirë qytetarëve në rrugën “Muharrem Fejza”, përderisa nuk kanë ndërrmarrë asgjë për ta ndryshuar këtë gjendje.