Në Kosovë gruri dhe mielli me çmime përgjysmë më të larta
Edhe një nga produktet më esenciale ushqimore në vend siç është gruri ka shënuar rritje të çmimit.
Çmimi i një thesi grur prej 50 kilogramësh është rritur, që i bie më shumë se përgjysmë.
Aktualisht një kilogram grur kushton rreth 35 cent, ndërkaq një thes i 50 kilogramëve ka arritur në 17 euro ndonëse që para pandemisë çmimi i tij ka qenë 7 euro.
Ndërkohë me rritjen e çmimit të grurit është ngritur edhe çmimi i miellit në vend.
Sipas disa furrave në kryeqytet kjo rritje ka ndodhur si pasojë e rritjes së çmimit të furnizimit, pra saktësisht si pasojë e rritjes së çmimit të grurit.
Edhe çmimi i miellit është rritur për diku 10 cent kilogrami, ose edhe për 100 euro për ton të miellit.
Këto ditë ka ndodhur edhe ngritja e çmimit të bukës. Ka ditë ku në shumë furra të kryeqytetit dhe të vendit buka që shitej 35 cent tani tregtohet me 40 dhe 45 ndërsa ajo që shitej 45 cent tani shitet me 50 cent