Në Komunën e Skenderajt, 18 të vdekur me COVID që nga fillimi i pandemisë
Zëvendësdrejtoresha e QKMF në Skenderaj, Florentina Shala ka thënë , se në këtë komunë nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus 518 persona.
“Nga totali, 152 raste janë aktive derisa 18 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje”, tha ajo.
Shala thotë se për fat të mirë asnjëri nga rastet aktive nuk janë të hospitalizuar.
Zëvendësdrejtoresha e QKMF thotë se sfidë për këtë institucion mbetet menagjimi i pikës kufitare në Jarinje.
“Ne po përballemi me mungesë të mjekëve. Menaxhimi i pikës kufitare të Jarinjës po na sjellë mjaft sfida”, deklaroi Shala për RTV Dukagjinin.