Në komisionin për provim të jurisprudencës nuk do të jetë kryeprokurori
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do t’i publikojë emrat e ekspertëve të cilët do të merren me ndryshimet e ligjeve për Vettingun. Haxhiu mes tjerash ka treguar në komisionin për provim të jurisprudencës nuk do të marrë pjesë Kryeprokurori.
Një proces të thellë Vettingu, kanë premtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës.
E tash kur janë në qeveri, pritet që të ndodhin edhe lëvizjet e para në këtë drejtim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim për T7 ka thënë se emrat e ekspertëve do të propozohen në mbledhjen e radhës së Qeverisë që e drejton Albin Kurti.
Por, pos ekspertëve vendor sipas Haxhiut me patjetër do të angazhohen edhe ekspert ndërkombëtar.
Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë pritet të ndodhin edhe ndryshime të tjera.
Nga ndryshimet do të preket edhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, që së shpejti i skadon mandati.
Ndërsa, sipas Ministres së Drejtësisë atë më nuk do ta udhëheq Kryeprokurori i Shtetit.
Komisioni i Ri për Provimin e Jurisprudencës do të propozohet shumë shpejt sapo në mars komisionit aktual i përfundoj mandatit.