Në këtë shtet 475 të vdekur nga koronavirusi brenda një dite
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Itali është rrritur në 475.
Një rritje e tillë për 19 për qind ka çuar në shifrën totale të 2,978 të të vdekur, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net
Ky konsiderohet si kërcënimi më i madh në aspektin numerik që nga koha kur është shfaqur COVID-19 në Itali.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali, vendi me më së shumti të prekur me koronavirus në Evropë, u rrit në 35.713 nga 31.506, në një rritje prej 13.35 për qind, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.
Nga të infektuarit, 4.025 janë shëruar plotësisht, krahasuar me ditën e djeshme që ishin vetëm 2.941. Kësisoj, numri i të shëruarve për një ditë ka arritur në 1.084..