Në Japoni fillojnë transmetimet me një super rezolucion (Super High Definition)
“A Space Odyssey”, një film i Stanley Kubrick i vitit 2001, do të lançojë të parin kanal televiziv në botë, me një definicion super të lartë 8K (Super High Definition).
Transmetuesi japonez NHK i ka kërkuar “Warner Bros.” të skanojë filmin original në 8K për kanalin e tij të ri.
Pamjet “Super High Definition” 8K ofrojnë një rezolucion 16 herë më të madh sesa një televizion HD. Sidoqoftë, janë të paktë ata që kanë aktualisht televizorët e domosdoshëm, apo pajisjet për të marrë një transmetim të tillë.
NHK thotë se ka zhvilluar 8K, që e quan “Super Hi Vision”, që nga viti 1995. Përveçse rezolucion më të mirë të pamjeve, transmetimi mund të përfshijë 24 kanale audio për një eksperiencë të mahnitshme të tingullit,transmeton Top-channel.tv
NHK shpreson të transmetojë Lojërat Olimpike të 2020-s në Tokios dhe ato Paralimpike duke përdorur këtë format. Prodhuesit e televizorëve, përfshirë Samsung dhe LG, kanë paralajmëruar nxjerrjen në treg të seteve televizive 8K, por ato mbeten shumë të shtrenjta për përdorim të gjerë.
Kanali i ri i NHK, “BS8K” do të transmetojë rreth 12 orë program në ditë. Programi i parë, në orën 10 sipas orës lokale, do të jetë një transmetim informativ, që do të përmbajë edhe një përmbledhje të transmetimeve të ardhshme në kanal.