Në Gjilan 78 të shëruar dhe 62 raste aktive me koronavirus
Në Komunën e Gjilanit sonte janë paraqitur tri raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Arbër Ismaili ka folur për RTV Dukagjinin edhe për një rast vdekjeje që ka ndodhur sonte në Klinikën e Pulmologjisë.
Ismaili thotë se i ndjeri ishte duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë dhe sipas tij familjarët e të ndjerit janë të prekur me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan ka thënë se rastet e sotme kanë ardhur nga rezultatet e 25 testeve.
“Momentalish Gjilani ka 142 të infektuar, 78 raste janë shëruar plotësisht dhe 62 raste mbesin raste aktive me coronavirus derisa pa rastin e sotëm dy persona kanë ndërruar jetë” .
Ismili thotë se vetëm Drejtori i Shërbimeve Publike nuk e di nga e ka marrë infeksionin derisa sipas të gjitha rastet tjera janë raste kontakti.