Në Gjakovë, një person e gjen gruan e xhaxhait pa shenja jete
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar është duke u bërë një hetim i vdekjes.
Hetimi po bëhet rreth një rasti që ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person ka raportuar se ka gjetur gruan e xhaxhait pa shenja jete.
“Gjakovë 29.06.2020-15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e xhaxhait të tij viktima femër kosovar e është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Ndryshe, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.