Në fund të muajit korrik shfaqet premiera e dokumentarit “Heroi i Heshtur”
Më 30 korrik në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë do të shfaqet premiera e dokumentarit “Heroi i Heshtur”.
Me iniciativë të disa personaliteteve të shquara për të mos e lënë nën hije veprimtarinë e shqiptarit që dha mjaftueshëm për sportin shqiptar në botë, arritën të udhwtojnë dhe sjellin kujtimet më të bukura të Hasan Kadriut.
Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, por sidomos futbollit shqiptar. Hasan Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar, më 18 shkurt 1998.
Ai ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.Emri i tij dhe veprat e pashtershme sot Kastrioti, Ganiu, Artani, Joni dhe Muhamedi kanë arritur ti dokumentojnë për të lënë gjurmë të historisë. Ata pavarsisht kushteve dhe masave parandaluese kundër pandemisë Covid19, udhëtuan dhe intervistuan personazhe të njohura të fudbollit vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët me shumë emocion kanë folur rreth veprave të Hasan Kadriut.
Njëri nga ekipi inicues për realizimin e dokumentarit, regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, foli rreth përpjekjeve dhe sfidave gjatë realizimit të dokumentarit që do të pataqet punën dhe sakrificat e një shqiptari që punoi për sport.
‘’Për realizimin e dokumentarit i kemi pas kushtet shum të vështira, duke pas parasysh se kemi qenë në gjendje tè jashtëzakonshme pandemie dhe lëvizja e lir ishte e kufizuar shumë, rregullat në shtetet e ndryshme ishin strikte, andaj edhe takimet ishin gati të pamundura, megjith atë ja arritem qëllimit natyrisht duke na mbetur pa i intervistuar shumë figura interesante si shqiptare po ashtu edhe botërore. Fillimisht dokumentari është quajtur Menaxheri i Fifas. Befas gjatë rrugëtimit me ekipin duke hulumtuar personalitetin e kuptuam se ne nuk po bëjmë dokumentar për një Preshevar por për një hero kombtar, derisa të çmendur nga historia voluminoze e Hasan Kadris, filluam të flasim mes vete pse nuk po e njohim ne kaq mirë si Preshevar, a duhet të na vij turp nëse na pyet dikush për këtë njeri e ne s’dim ti themi dy fjalë, pse kanë heshtur Kosova e Shqiperia, kanë kalur 23 pse nuk ka folur askush deri tani, pse nuk gjindet skulptura e tij në asnjë qytet shqiptar, pse nuk e ka asnjë stadium në shqiptari emrin e Hasan Kadriut, pse jo as edhe në Preshevë? Pra kjo na turpron nuk i dalim hakut as me këtë dokumentar, andaj vendosem ta quajm Heroi i Heshtur, ngase Hero ishte po ne e heshtëm.” rrëfen Saqipi rreth idesë për fillimin e realizimit të dokumentarit.
Realizimi i dokumentarit është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe iniciativa e grumbullit të të hollave online përmes platformës GoFundMe.
“Në fillim paraqitet jeta deri në moshën 18 vjeçare sa jetoj në Preshevë, e deri në fund të jetës pastaj e ndjek nostalgjia e Preshevës për ta pa edhe një herë nga vendi i njohur si “bira e arushës”, në pika të shkurta edhe veprimtaria patriotike në mërgim, dhe pjesa e tret kontributi i tij si Menaxher i Fifas. Të gjithë flisnin me nostalgji, qanin edhe pas 23 viteve për atë po nuk i kuptuam pse heshtën’’ përfundon Saqipi rrëfimin rreth dokumentarit.
Dokumenatri pretendohet të shfaqet në Prishtinë dhe Tiranë duke mos përjashtuar mundësinë për të e shfaqur edhe nëpër vende të ndryshme të botës.