Në fund të mandatit, Fatmir Matoshi i çon mbi 25 mijë euro për larje të veturave
Institucionet shtetërore të Kosovës po vazhdojnë të shpenzojnë paratë publike për gjëra nga më të ndryshmet. Së fundmi është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), e cila aktualisht është nën udhëheqjen e Fatmir Matoshit, po jep mbi 25 mijë euro për larjen e veturave të këtij dikasteri.
Edhe pse në fund të mandatit dhe në pritje është ardhja e qeverisë së re, zyrtarët e MPMH-së
Janë hiç më pak se 25 mijë e 228 euro e 56 cent që MPMH i ka dhënë që veturat e saj të pastrohen si është më së miri.
Tenderi i hapur në muajin mars, kishte kaluar nëpër shumë ankesa të cilat përfunduan në “Gjykatën e Tenderëve”.
Por tashmë gjithçka ka marrë fund rreth këtij tenderi. Tashmë është bërë edhe njoftimi për nënshkrimin e kësaj kontrate me kompaninë fituese.
Tenderi “Pastrimi i veturave të MMPH-së për vitin 2019” i është dhënë kompanisë ‘AS Tech’ SH.P.K.
Kompani kjo e cila në faqen e ‘Prokurimi i Hapur’ shihet të ketë raporte të mira me institucionet shtetërore, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Në top 10 blerësit e kësaj kompanie janë, Prokuroria e Shtetit, Komuna e Suharekës, Agjencia për krahasim dhe verifikim të pronës, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani, Ministria e Financave, Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare.
Vetëm brenda viti 2019 kjo kompani ka në total 11 kontrata me 55, 885.66 euro.
Ndërkaq, në përshkrimin e çmimit në dosjen e tenderit për pastrimin e veturave të MMPH-së janë specifikuar sa vetura dhe si do të pastrohen ato.
Më poshtë sjellim në dokument përshkrimin e çmimeve dhe nënshkrimin e kontratës./FaktePlus