Në Francë sot zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
Sot në Francë do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi ai i pari nuk arriti ta përcaktojë fituesin.
Në këtë ‘betejë’ do të përballen presidenti aktual, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.
Sipas sondazheve të deritanishme, Macron pritet ta udhëheqë edhe për një mandat pallatin Elyssee.