“Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, Gjiko i bën bashkë Elitën e Milaim Zekën
Këngëtari i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, janë ndër çiftet më të përfolura të momentit.
Ata së fundmi kanë deklaruar se po presin një fëmijë, dhe po bëhen prindër të një vajze për herë të dytë.
Para disa ditësh Gjiko dhe Elita kanë qenë të ftuar në emisionin NIN të Alaudin Hamitit, dhe në rubrikën “Haje ose thuaje” Elita ia ka bërë Gjikos një pyetje.
Pyetja ishte: “Cilën nga figurat publike nuk do të doje ti të ishte në emisionin tim?”, e Gjiko pa hezitim është përgjigjur, “Milaim Zeka”.
Kur këngëtari është pyetur për arsyen ai ka thënë se është tip i rëndë dhe nuk do të doja të shkonte në emisionin e gruas time, më saktësisht kishte thënë kështu: “Në emisione të tjera të shkoj, por tek gruaja ime jo”.
Me pas ka ndodhur diçka e papritur, Gjiko ditën e djeshme ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shihet në një darkë bashkë me Milaim Zekën dhe gruan e tij.
Në darkë ishin prezent edhe dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.