Në ditën e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: E rikujtuam madhështinë e veprës së tij
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2022/05/v-i.jpg)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në rastin e ditës së presidentit ka bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës.
Osmani si shenjë respekti e ka rikujtuar presidentin Rugova duke e cilësuar si president historik për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që dha për shtetin e Kosovës.
“Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit plural politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën”, shkroi Osmani në Facebook.