Në ditën e fëmijëve, KEDS dhuron dhjetëra kompjuterë nëpër shkolla
Për të ndihmuar procesin mësimor për nxënësit dhe mësuesit, e për t’u ofruar atyre qasje më të lehtë në botën virtuale, KEDS ka dhuruar dhjetëra kompjuterë në dy shkolla fillore në dy komuna të Kosovës.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xhavit Syla”në Sllapuzhan të Suharekës dhe SHFMU “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, tashmë kanë themeluar laboratorët e kompjuterëve me ndihmën e dhënë nga KEDS.
Në ditën e fëmijëve, KEDS uron dhe shpreson që një donacion i tillë do të ndihmojë transformimin e rezultateve te fëmijët, duke u mundësuar atyre të jenë më afër botës në mësimet e tyre ditore.
Deri më tani kompania jonë ka dhuruar mbi #180 kompjuterë dhe pajisje të tjera teknologjike në disa shkolla fillore dhe organizata të ndryshme të Kosovës.