Në Deçan organizohet takim për mbledhjen e parave për shërimin e të riut, Erion Haxhnikaj
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se i shtyrë nga kërkesat e shumta që iu janë adresuar lidhur me gjendjen shëndetësorë të Erion Haxhnikaj, e cila i ka shqetësuat të gjithë, ka ftuar të gjithë njerëzit vullnetmirë që të takohen sot në komunë, për të organizuar mbledhjen e ndihmës së nevojshme për shërimin e Erionit.
“Krenar, që ky qytet ka njerëz vullnetmirë. Erioni do e fitojë këtë betejë”, ka shkruar ai në Facebook.
Takimi në komunë do të mbahet në orën ora 08:30.