Në autostradën Prishtinë-Pejë, më shumë se 10 aksidente e shumë të lënduar
Diku rreth 10 aksidentet të ndryshme kanë ndodhur në Autostradën Prishtinë-Pejë saktësisht në vendin e quajtur “Kroi i Mbretit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.
Ai ka treguar se ka njerëz të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.
“Ju informoj se ne Auostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatine, “Kroi i Mbretit” deri në Komoran, njësitet tona policore për menaxhimin e autostradës janë duke u marr me disa raste të aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz.
Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhuar me këtë situatë ku pas reshjeve atmosferike ne ketë pjesë të autostradës nga të dy anët deri në këto momente kanë ndodhur me shumë se 10 aksidente. Për detaje të tjera ju njoftojmë me vonë, transmeton Express.
Ne kërkojmë nga te gjithë drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm, vigjilent dhe posaçërisht kur kemi ndryshime atmosferike, si reshje etj , lëvizjen e automjeteve te tyre ta përshtatin me kushtet e rrugës, për të shmangur aksidentet dhe te kenë qarkullim me te sigurt”, ka thënë Hoxha