Në Armeni mbahen zgjedhjet e parakohshme
Në shtetin e Armenisë në ditën e sotme po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si një provë e rëndësishme për njeriun që udhëhoqi protestat mbarëpopullore në vend në Prill të këtij viti.
Njëmbëdhjetë parti dhe koalicione politike janë shënuar në fletat e votimit, dhe aleanca e Pashinyan pritet që të fitojë një shumicë parlamentare. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet e para pritet të dalin në orët e hershme të së hënës, raporton BBC.
Nikol Pashinyan u zgjodh Kryeministër në muajin Maj pas protestave të disa javëve kundër korrupsionit. Por, 43-vjeçari dha dorëheqjen në Tetor, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai është zotuar t’i japë manipulimit të zgjedhjeve në Armeni.
Nikol Pashinyan, me profesion gazetar, hyri në politikë dhe iu bashkua opozitës. Në muajin Prill ai udhëhoqi protestat masive në Armeni të quajtur “revolucioni velvet”.