Në Akademinë Botërore e Arteve dhe Kulturës, nderohet poeti Jeton Kelmendi
Akademia Botërore e Arteve dhe Kulturës (Ëorld Akademy of Arts and Culture) këtë vit në Odisha të Indisë mbajti Kongresin e 39-të të poezisë, duke mbledhur krijues të të gjitha kontinenteve, si njëri ndër kongreset më prestigjioze që i dedikohet letërsisë dhe krijuesve. Si zakonisht, edhe në këtë edicion prezent janë novelistë dhe poetë eminetë nga e gjithë bota. Deri më tani mbetet elitar ky manifestim për çmime dhe mirënjohje që u bëhet poetëve.
Në këtë kongres i ftuar nga Kosova ishte poeti Jeton Kelmendi.
z. Kelmendi është anëtar i rregullt i kësaj Akademie.
Me këtë rast z. Kelmendit iu akordua titulli Doktor i Letërsisë, (The Honorary Degree of Doctor of Literature issued of the XXXIX Congress of poets) e që u dedikohet personaliteteve të veçanta radhazi për çdo vit.
Poeti Jeton Kelmendi, është anëtar i disa akademive dhe ka botuar deri më tani poezi që janë përkthyer në 34 gjuhë të botës, duke u bërë nga poetët shqiptarë më i përkthyer dhe i prezantuar në letërsinë botërore .
Po ashu është edhe lauerat i dhjetra çmimeve dhe titujve të ndryshëm.
Kongresi Botëror i Arteve është lëvizës, duke kaluar nëpër shumë shtete, dhe vitin që vjen do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./FaktePlus