Në 2020 dhjetëra vetëvrasje, edhe ky vit nis më statistika të frikshme
Në Kosovë, për çdo vit shënohet dita ndërkombëtare për parandalimin e vetëvrasjeve madje për këtë ditë ogranizohen një varg aktivitetesh senzibilizuese. Ky fenomen pas përfundimit të luftës ka filluar të marrë përmasa shqetësuese, thonë organet e rendit. Që nga pas lufta mbi 1 mijë persona kanë bërë vetëvrasje në Kosovë, kurse mbi 3 mijë kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë.
Sipas raporteve të ndryshme, deri tek ky akt vjen si pasoj e problemeve sociale, ekonomike e deri nga më të ndryshmet.
Në bazë të statistikave të organeve të sigurisë, në vitin 2014 është shënuar numri më i madh i vetëvrasjeve, ku numri ka arritur ne 80, përderisa në vitin 2013, 236 persona kanë tentuat të vetëvriten.
Ndërkaq vitin që lam pas, sipas tëdhënave zyratre janë regjistruar 28 raste të cilësuara si vetëvrasje.
Një ngjarje e tillë ndodhi edhe dje në Kosovë. Vetëm të dielën dy persona dyshohen se i kanë dhënë fund jetës së tyre. Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dyshohet se bëri vetëvrasje në vendin e tij të punës në Gjilan dhe një qytetar tjetër në Skenderaj i cili dyshohet se është vetëvarur.
Me raste të tilla, rajoni i Prezrenit është më i prekuri. Nga Policia e Kosovës për FaktePlus thekson se vetëm në Rajonin e Prizrenit gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 7 vetëvrasje. Pastaj pason qyteti i Gjilanit ku në këtë qytet kanë ndodhur 6 raste.
Në këto statistika hyjn edhe Peja me 5 raste, Mitrovica Jug 3 raste, Prishtina 3 raste, Mitrovica Veriore 1 raste, Gjakovë 1 rast, dhe Ferizaj 1 rast.
Ndryshe, rajonet më të prekura nga vetëvrasjet janë kryesisht ato që kanë nivel të lartë të papunësisë dhe varfërisë.
Të dhënat tregojnë se në botë, çdo vit, vetëvrasje bëjnë gati një milion persona. Rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën./FaktePlus