Ndryshojnë rregullat e luftës tokësore, ushtria amerikane paraqet armën e re që gjuan 250 raundesh në sekondë
Ushtria amerikane së shpejti mund ta ketë në radhët e saj armën e cila do ta revolucionarizoj luftën tokësore, ku një ushtar i vetëm do të ketë fuqinë e 100 ushtarëve armiq.
Një shpikës nga Kolorado ka zbuluar se ushtria amerikane ka testuar armën radikale të quajtur “arma ylber” e cila mund të shtije katër plumba njëherësh, përcjell FaktePlus.
Për ndryshim nga një magazinë tradicionale, kjo armë ka katër karikator në një fuçi të vetme, fishekët mbahen të ndarë nga njëri tjetri brenda një blloku çeliku, që e mbanë municionin nga aktivizuesit elektromagnetikë të cilët teorikisht i japin armës një shkrepje prej 250 raundesh në sekondë.
Tradicionalisht, shkrepja është e lidhur me një majë mekanike të shkrepjes, e cila ndez barut dhe shtynë plumbin.
Në armën e re këmbëza është një ndërprerës elektronik që dërgon një sinjal tek një aktivizues elektromagnetik pas bllokut të plumbave duke lejuar që arma të shkarkoj raundet një nga një plumbat ose njëkohësisht./FaktePlus